Hovenier falënderon Blinken për fjalimin e tij në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për fjalimin e tij në këtë forum. Ai shtoi se mund të nderojnë më së miri trashëgiminë e sekretares Albright duke avancuar parimet e këtij forumi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier





Gjatë të shtunës së 22 tetorit është mbajtur Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në këtë edicion të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka mbajtur fjalim dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka falënderuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për fjalimin e këtij të fundit në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Faleminderit Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë seancës kryesore të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Tutje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shtuar se mund të nderojnë më së miri trashëgiminë e sekretares Albright, duke avancuar parimet e këtij forumi dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika