Hovenier: Krenar për përpjekjet Kosovë – SHBA për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur krenar për partneritetin me Kosovën dhe solidaritetin me Ukrainën, në sigurinë dhe mbrojtjen e popullit ukrainas

Foto e publikuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, 11 prill 2024.

“Krenar që jam dëshmitar i përpjekjeve të SHBA-së dhe të Kosovës për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”.

Kështu është shprehur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, të enjten teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të grupit të parë ukrainas, që u trajnuan në Kosovë për heqjen e minave.

Diplomimi i grupit ukrainas ishte iniciativë e përbashkët në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara.

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika