Hovenier për Reçakun: Askush të mos e harrojë apo ta mohojë atë që ndodhi këtu

Ambasada amerikane në Prishtinë, për 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, 24 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatin e tyre, NATO, kanë vepruar për t'i mbrojtur civilët e pambrojtur. Ambasada amerikane e Kosovës ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me këtë ngjarje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar në lidhje me 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Përmes një postimi, Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, 24 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatin e tyre, NATO, kanë vepruar për t’i mbrojtur civilët e pambrojtur.

Tutje, njoftohet se këtë e kanë bërë “në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit”. Po ashtu, theksohet se këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, lidhur me këtë ngjarje.

“Askush mos ta harrojë apo ta mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerash, ShBA, së bashku me aleatët e NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë të jetuarit në liri dhe siguri”, është shprehur Hovenier.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika