Hovenier viziton shtëpinë e djegur të një serbi në Istog: E dënojmë sulmin

Me anë të një videoje të publikuar në Twitter, nga shtëpia në fjalë, Hovenier ka deklaruar se e dënon një sulm të tillë gjersa ka kërkuar nga autoritetet identifikimin e përgjegjësve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeff Hovenier, ka vizituar shtëpinë e djegur, të sapondërtuar, të një qytetari serb të Kosovës.

Me anë të një videoje të publikuar në Twitter nga shtëpia në fjalë, Hovenier ka deklaruar se e dënon një sulm të tillë.

“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ai.


Hovenier u ka bërë thirrje autoriteteve të Republikës së Kosovës për të identifikuar përgjegjësit e incidentit.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në një komunikatë, Misioni i OSBE-së e ka dënuar sulmin me zjarrvënie ndaj një shtëpie të sapondërtuar të një të kthyeri serb të Kosovës në Veriq, duke u bërë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë rastin dhe autorët të vihen para drejtësisë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika