Hoxha: Dukuria e pandëshkueshmërisë e shtrirë në të gjithë Kosovën

Analisti Ylli Hoxha e ka kundërshtuar Ramiz Shalën për, pretendimin që ka pandëshkueshmëri vetëm në Skenderaj, sepse sipas Hoxhës dukuria e pandëshkueshmërisë në Kosovë është e shtrirë gjithandej e më së shumti ndoshta në Prishtinë

Ylli Hoxha dhe Ramiz Shala në Debat Plus

Sa i përket pandëshkueshmërisë në Kosovë, analisti Ylli Hoxha u shpreh se nuk është  bërë asnjëherë një kualifikim i tillë, ai u shpreh se të gjithë janë njerëz të njejtë por, ekziston një deformim i relacionit me ligjin, e që sipas tij këtë e manifestoi edhe vetë Shala.

Hoxha në emisionin “Debat Plus” pranoi se Smakiqi konsiderohet si polic jo i mirë, dhe sipas tij Smakiqi mund të ketë ushtruar dhunë.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që ai të jetë i dhunshëm, por në atë rast kanë qenë edhe disa policë, a janë edhe ata të përfshirë, sepse edhe një polic tjetër ka gjuajtur me sprej” duke iu drejtuar Shalës se “a janë edhe ata kriminelë?”

Sipas Hoxhës, një gjeneral si Lushtaku i cili ka merita nuk i takon që të dalë në 12 të natës në vend të ngjarjes, edhe nëse i dënohet djali apo nëse i goditet me shuplakë por duhet që të padisë policin në fjalë në inspektorat.

“Nëse Lushtaku mendon që mund të intervenojë aty dhe të bëjë ligjin aty për aty me Smakiqin atëherë keni problem me të kuptuarit e ligjit dhe të kuptuarit e shtetit,” u shpreh analisti Yll Hoxha.

Ndër të tjera Hoxha shtoi se aty kanë hyrë anëtarë të familjes në konflikt.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika