Hoxha: Kemi pranuar tri pikat e Lajçakut

Dibran Hoxha, analist ka folur në lidhje me gjendjen në veri të vendit, ku thotë se akterë të lartë të shtetit e kanë pranuar se e kanë eskaluar gjendjen

Analisti Dibran Hoxha ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se Qeveria e Kosovës, negociatorët, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi kanë pranuar që kanë eskaluar. Ai shton se ne jemi duke i pranuar tri pikat të cilat kishte thënë Miroslaw Lajçak të zbatohen.

“I kemi pranuar tri pikat e Lajçakut që pati thënë t’i zbatojmë.

  1. Deeskalimi që nënkupton eskalimin e mëhershëm;

2. Zgjedhjet e reja që u mobilizuam ta bëjmë një Udhëzim Administrativ, për t’i bërë zgjedhjet e reja;

3. Kthimi në dialog i cili do të ndodhë më 14 shtator.

Dmth ne i kemi pranuar këto pika, ndoshta vetëm duke blerë pak kohë”, ka thënë Hoxha.

Tutje, Hoxha ka thënë se para se të pranohej nga aktorët e shtetit, ai ka besuar se Kosova nuk ka ndikuar në eskalimin e situatës në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika