Hoxha kritikon PDK-në: Mos i instrumentalizoni veteranët duke i përdorur për vota

Analisti Dibran Hoxha i ka bërë thirrje deputetes të PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, që partia e saj të mos i instrumentalizojë veteranët për qëllime politike duke e pyetur se pse PDK-ja nuk ka vepruar më mirë për përmirësimin e gjendjes së tyre

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe analisti Dibran Hoxha.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka përmendur bisedën për listat e veteranëve të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lilës me Sllavko Simiqin, në një audio-incizim.

Deputetja e PDK-së ka thënë se kemi një ministër të Financave, që sipas saj, i ka quajtur mercenarë pjesëtarët e UÇK-së dhe shefe të GP-së që koordinohet me Milan Radojiçiqin.

“I bënte thirrje përfaqësuesit të Listës Serbe, qysh nuk duhet me votu për Ligjin e Veteranëve. Duke i etiketuar njerëzit me rend. Ne kemi tani një ministër të Financave që e ka quajtur mercenarë një kohë të gjatë pjesëtarët e UÇK-së. Ne kemi një shefe të Grupit Parlamentar që koordinohet me Milan Radojiçiqin”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.

Pas kësaj deklarate, analisti Dibran Hoxha ka kritikuar deputeten Deliu – Kodra për mungesën e veprimeve të ndërmarra nga partia e saj në përparësi për veteranët.

Ai i ka bërë thirrje të mos i instrumentalizojë ata për qëllime politike dhe e pyet atë pse nuk ka punuar PDK-ja më mirë për të përmirësuar gjendjen e tyre.

Hoxha gjithashtu ka përmendur përgjigjen e ashpër të veteranëve ndaj ministrit Abelard Tahiri, duke theksuar se ata nuk duhet të shfrytëzohen për vota.

“Për veteranët e keni pasur mundësin të bëni më shumë, dhe nuk e keni bërë. Veteranët shefit të juaj të Grupit Parlamentar i kanë thënë “rrenc”. Zotit Abelard Tahiri veteranët ia kanë dhënë përgjigjen kur ka dalë me orë të 30 mijë eurove me fol për veteranët”, ka deklaruar ai.

“Tash iu ka ardhur dita, tash ju kujtuan juve veteranët, mos i intrumentalizoni. Se më thirrin mua veteranët prej Francës e Italisë e gjithkah që janë detyruar me lëshu vendin për shkak të tuajin, mos i instrumentalizoni”, ka thënë tutje Hoxha.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika