Hoxha: Kurti dëshiron të themelojë Asociacionin që të marrë njohje nga Serbia

Analisti politik, Dibran Hoxha

Analisti, Dibran Hoxha, ka thënë se vëmendja e palës kosovare dhe asaj serbe është përqendruar në dy karta.

Ajo e themelimit të Asociacionit dhe karta e njohjes së Kosovës nga Serbia.

E përmes kësaj kartë, sipas Hoxhës kryeministri, Albin Kurti dëshiron të marrë njohjen dhe të themelohet Asociacioni.

“Unë mendoj që po luhet në dy karta, karta e Asociacionit dhe karta e njohjes apo marrëveshje finale, nëse e sheh këtë nga pala kosovare, më shumë gjasë ka mundësi që Kurti është pajtuar që të bëj lëshime për Asociacion” ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, sipas tij kjo po shihet si e pranueshme në këtë fazë të dialogut nga emisarët evropianë dhe ata amerikanë.

E sa i përket, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ai po kërkon themelimin e Asociacionit por jo edhe të japë njohjen.

Hoxha tha se deklarimet e  Derek Chollet, se Asociacioni nuk do të jetë një Repubilikë Srpska, ia lehtësojnë punën shumë Qeverisë.

Por, që Hoxha theksoi se VV-ja dhe Kurti i detyrohen publikut një shpjegim, nëse themelojnë Asociacionin.

“Unë besoj që edhe Kurti edhe VV-ja I detyrohen publiku kosovar, që ta japin një lloj shpjegimi për atë që e kanë ndërtuar në diskursin publik për Asociacionin, në marrëveshje që ratifikuar në Kuvend në vitin 2013, që janë parimet bazë të cilat kur janë vendos dhe janë trajtu ne Kushtuese janë ra në ndesh me shumë pika, dhe kur is he pikat që i sheh ndesh, Kushtetuesja thotë që duhet të themelohet por me disa ndryshime dhe ka disa pika që duhet të implementohen sipas Gjykatës Kushtetuese”, ka shtuar Hoxha.

Ndërsa, sa i përket vizitës të pesëshes ndërkombëtare në Kosovë dhe Serbi, Hoxha tha se kjo është një shenjë e presionit që po u bëhen palëve drejt një marrëveshje.

“Nuk mendoj që është duke ndryshua diçka në konceptin bazë të vete takimeve dhe saj që njihet si plani franko-gjerman, ky nga qenë prej fillimi në agjendë të emisarëve. Është duke ndryshuar intensiteti i takimeve dhe një trysni drejt arritjes së marrëveshjes që pak a shumë është e parashikuar prej planit franko-gjerman”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika