Analisti Ylli Hoxha ka komentuar në emisionin Debat Plus lidhur me atë nëse do të votohet presidentja apo nëse vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.
Ai ka thënë se gjithçka varet nga qasja politike.
“Nëse ke qasje ekskluzive, si në vitin 2025, nuk mjaftojnë këto vota… po të shikohet kështu, nuk bëhet as qeveria, sepse megjithatë janë edhe disa vota të domosdoshme për krijimin e shumicës”, ka deklaruar Hoxha.
Më tej, Hoxha ka thënë se pas këtyre zgjedhjeve, Albin Kurti nuk e ka problem rizgjedhjen si kryeministër.
“Besoj se i ka numrat e përafërt dhe e ka një mandat të padiskutueshëm elektoral. Për dallim nga viti 2025, kur e kishte një pozicion jo monopolizues, tash e ka gati monopolizues çështjen e qeverisjes”, ka theksuar ai.
Sipas Hoxhës, nuk ka arsye për mosakordancë politike dhe kjo, sipas tij, mund të çojë drejt krijimit të një klime në të cilën mund të ndërtohet konsensus për presidentin.