Hoxha mbron Specialen, Rrusta e Mehmetaj e akuzojnë ashpër

Në “Debat Plus” ku po diskutohet për Gjykatën Speciale dhe vizitën e kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë, pati një debat të ashpër në mes analistit Dibran Hoxhës dhe Teutë Rrustës së PSD-së dhe gazetarit Lirimin Mehmetaj.

Gjersa po fliste për pretendimet për krime lufte nga pjesëtarët e UÇK-së dhe po e mbronte Specialen, Hoxha ka thënë se “shqiptarët ka probleme me të vërtetën dhe jemi injorantë”.

Fjala e tij u ndërpre nga Rrusta dhe Mehmetaj.

“Unë nuk iu ndërhyra asnjërit dhe për këtë keni problem me të vërtetën. Dhe për këtë kanë me i ardhë padrejtësia tjera kësaj shoqërie… Ndërhyj ashtu Teutë dhe nesër ju vjen një e padrejtë tjetër edhe thuani neve shqiptarëve gjithmonë po na bëhet e padrejtë. Po pse? Se jena injorantë dhe s’e pranojmë të vërtetën… Hajde hajde ndërhyni krejt, mohoni të vërtetën. Duhet juve një alegori e shpellës të Platoni me ju ardhë dikush që ua kallxon të vërtetën… Na duhet me u marrë me pretendimet dhe nuk mund të mohojmë faktin se gjatë luftës së drejtë të UÇK-së, siç ka thënë Hashim Thaçi, dikush ka mundur ta keqpërdorë uniformën”, ka thënë Hoxha.

E Mehmetaj i reagoi Hoxhës, duke ti thënë se i duhet vetëm “numri i në listë të Vetëvendosjes”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika