Hoxha për Asociacionin: Krerët e shtetit para se të tregojnë se çfarë mendojnë për produktin, të tregojnë se cili është produkti

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se Presidentja, kryeministri, kryetari i Kuvendit para se të tregojnë se çfarë mendojnë për produktin “është mirë që të na tregojnë se cili është produkti, ta vendosin në publik draftin për të cilin ata konsiderojnë se është i pranueshëm, model dhe i ri”

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se çfarëdo Asociacioni që bëhet, do të cenohet Kosova.

Në emisionin “Debat plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për “ultimatumet” e dialogut, Hoxha ka thënë se Presidentja, kryeministri, kryetari i Kuvendit para se të tregojnë se çfarë mendojnë për produktin “është mirë që të na tregojnë se cili është produkti, ta vendosin në publik draftin për të cilin ata konsiderojnë se është i pranueshëm, model dhe i ri”.

“E kuptoj presidenten që na flet për procedura. Para se të flasë për procedura duhet të flasë për përmbajtje. Një draft Asociacioni për të cilin pajtohet Vuçiq i cili për referencë sigurisht do ta marrë versionin 2013, 2015, nuk mendoj që mund të jetë i përputhshëm me Kushtetutën e Kosovës, përkundrazi mendoj se është në kundërshtim me frymën në Kushtetutë”.

Sipas tij, nëse të drejtat e serbëve në Kosovë vihen nën kontroll nga një institucion i vetëm Hoxha thotë se bëhet autonomi politike territoriale.

“Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar për të mos lejuar njësinë  territoriale serbe në Kosovë, autonominë serbe në Kosovë. Çfarëdo Asociacioni që bëhet, ksi e asi, e cenon atë konstrukt sepse shuma e të drejtave që serbët i gëzojnë në Kosovë nëse centraliozohet dhe vihet në kontroll nga një institucion i vetëm bëhet autonomi politike territoriale”, tha ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika