Avokati Valdet Hoxha pas vrasjes së dyfishtë në Malishevë ka thënë se shteti duhet t’i trajtojë me prioritet rastet e tilla.
Hoxha, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se shteti duhet të krijojë me urgjencë strategji të trajtimit të fenomenit të vrasjeve dhe të studiojë profilin e personave që po kryejnë vrasje të rënda.
“Është për analizë situata, nuk duhet të ngushëllohemi me faktin se ndodh gjithandej ani se kjo është e vërtetë fatkeqësisht, janë disa dukuri që pa marrë parasysh mekanizmave të ndëshkimit krimi është një hapë më parë, rastet janë shqetësuese që duhet adresuar dhe ne nuk duhet të rrimë symbyllur por mekanizmat e shtetit të bëjnë një analizë për të kaluarën e këtyre personave të dyshuar nëse ende nuk janë dënuar pasi janë në proces të gjykimit.. të dihet se cilat janë rrethanat që e kanë shtyrë për veprimet, por meqë rastet e tilla janë në rritje duhet të adresohen më shpejt. Raste të tilla është e pamundur që të ndalen në plotëni, por megjithatë shteti duhet t’i trajtoj seriozisht dhe të krijojë strategji të trajtimit të fenomenit të vrasjeve të rënda dhe profilin e personave që po kryejnë këtë vepra”, tha Hoxha.