Hoxha: Radojçiq më i fortë se Vuçiqi, mund të dënohet vetëm me 1 vit burgim

Ish-zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha, ka thënë se Millan Radojçiq mund të dënohet me vetëm një vit burgim

Ish-zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha

Ish-zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha, ka thënë se Millan Radojçiq, mund të dënohet me vetëm një vit burgim nga Gjykata në Serbi.

Akuza për posedim ilegal të armëve sipas Valdet Hoxhës, është qesharake, dhe se me këtë veprim Serbia synon ta amnistojë atë nga vepra terroriste që e ka kryer në Banjskë të Zveçanit.

Radojçiq sipas Hoxhës po del të jetë më i fortë se sa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“E orkestruan pranimin e fajësisë për dy arsye. E para për ta amnistu Beogradin nga organizmi i aktit të tillë. E dyta për ta amnistu Radojciqin, po del që të jetë më I fuqishëm se Vuciqi. Pranimi  fajësisë, ndalimi dhe lirimi, tregon se do t’i nënshtrohet procedurave formale. Kualifikimi i tij do jetë posedim i armëve, akuzë qesharake, e zhvendosin fokusin në Bosnjë. Besoj që për veprën e tillë minimum do jetë një vit, do ketë dënim simbolik, për ta amnistru për vepra terroriste, për ta konsideru si çështje të gjykuar, që shteti I Kosovës të mos ketë të drejtë ta gjykoj”, ka thënë ai.

Radojçiq e ka pranuar përgjegjësinë e sulmit në Banjskë të Zveçanit. Pas kësaj ai është ndaluar për 48 orë në Serbi, për t’u liruar një ditë më pas.

Atij i është ndaluar të futet në Kosovë dhe po ashtu i është marrë pasaporta.

Qeveria e Kosovës ndërkaq, ka kërkuar që Radojçiq të ekstradohet në Kosovë në mënyrë që të gjykohet për sulmin terrorist në veri.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika