Hoxhaj: Perëndimi të mbajë fjalën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si shtet i barabartë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar në parlamentin gjerman, ku ka folur për Kosovën e rajonin dhe rrugën euro-atlantike.

Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar fjalën e tij në parlamentin gjerman Bundestag, ku ka thënë gjithashtu se perëndimi duhet të mbajë fjalën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si shtet i barabartë.

“Kosova duhet të përmbush premtimin e dhënë për krijimin e një Kosove multi-etnike ndërmjet konceptit të Ahtisaarit, e perëndimi duhet të mbajë fjalën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si shtet i barabartë, pa veto të Serbisë dhe ambicieve të saj rajonale”, ka thënë Hoxhaj në Bundestag.

Të mbledhur për të shënuar ditëlindjen e Gernot Erler, politikan gjerman, deputet e ministër, dhe për disa vite ishte emisar për Evropë Juglindore, Hoxhaj tha se ai ishte përkrahësi më i madh dhe vendimmarrës i rëndësishëm i njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Në Bundestag, nderuam përkrahësin e madh dhe vendimmarrësin e rëndësishëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës më 2008, Gernot Erler – politikan gjerman, deputet, ministër dhe për shumë vite ishte emisar për Evropë Juglindore! Duke besuar fuqishëm në lirinë e Kosovës si rrallëkush brenda socialdemokratëve gjerman, ishte në mbështetje të pavarësimit të Kosovës dhe më i qartë se çdokush që Gjermania duhet që në ditët e para ta njoh Kosovën, duke u treguar si një vendim fort i drejt atëherë atje dhe sot duke u bërë gurthemel përmbyllës i paqes dhe stabilitetit në rajon!”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika