Humb jetën një person në një vetaksident në Dobrushë të Istogut

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Dobrushë, në komunën e Istogut.

Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur me një shtyllë betoni, duke pësuar lëndime fatale.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident ishte i përfshirë vetëm një automjet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga vetura e dëmtuar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa trupi i viktimës pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika