Humbja e zgjedhjeve – Lushaku-Sadriu: LDK ofroi alternativa dhe reforma, pushteti i devijoi debatet përmes propagandës

Ajo ka deklaruar se është e domosdoshme të bëhet një analizë e gjerë, pasi sipas saj kanë ekzistuar shumë rrethana që LDK nuk i ka pasur nën kontroll.

“Ne jemi munduar si parti tipike evropiane t’u ofrojmë qytetarëve tanë zgjidhje përmes programit tonë, duke iu ofruar alternativa dhe duke iu dhënë zgjidhje për problemet që ata i kanë. Kemi dalë me propozime konkrete se si do ta përmirësonim jetën e familjeve, të cilat do ta rrisnin nivelin e cilësisë së jetës”, ka thënë ajo.

Lushaku-Sadriu ka shtuar se LDK ka ofruar edhe reforma ekonomike dhe alternativa të tjera programore.

“Kemi bërë propozime për reforma ekonomike, por edhe shumëçka tjetër. Ne e kemi ofruar një alternativë politike dhe programore”, ka thënë tutje ajo.

Ajo ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte në pushtet, duke theksuar se sipas saj ka devijuar debatin publik përmes propagandës.

“E kemi pasur një pushtet me shumicë, i cili ka goditur dhe me propagandën më të madhe i ka devijuar debatet”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika