Humolli: Strategjia për Sigurinë ka mangësi, duhet të plotësohet

Deputeti nga radhët e LVV-së, Fatmir Humolli, ka thënë se dokumenti i Strategjisë për Sigurinë Kombëtare, ka mangësi dhe se ai duhet të plotësohet

Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli





Përveç deputetëve të partive opozitare, kritika ndaj dokumentit për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, ka pasur edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.

Humolli tha se është nënçmuese mënyra se si është ofruar ky dokument, derisa ka bërë të ditur se në komisionin për siguri, nuk është lejuar që anëtarët e komisionit të japin komente, sepse është ndalur debati.

Deputeti i LVV-së ka thënë se dokumenti në fjalë ka mangësi, dhe se duhet të plotësohet në mënyrë që të jetë efikas.

“Mënyra se si është ofruar është e gabueshme, nëse vjen në komision pa debat, atëherë pse të ngris dorën ta votoj këtë. Më është dukur nënçmuese, dhe për këtë shkak në komision nuk kam votuar pro, kam abstenuar. I kam pa mangësitë dhe mundësitë që i kemi pasur ne, që ky dokument të jetë më produktiv”, ka thënë Humolli.

Kjo nuk është hera e parë, që deputeti i LVV-së, Humolli del kundër partisë së tij. Para disa muajve, Humolli e kishte kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, në lidhje me pagën minimale dhe përjashtimin e veteranëve të luftës së UÇK-së nga rritja e pagës minimale.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika