Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida

Në Florida, një ligj i ri kundër abortit, i cili ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni, ka shqetësuar mjekët, duke krijuar pengesa për gratë për të marrë kujdesin shëndetësor të nevojshëm, duke prekur edhe shtatzënitë e paqëndrueshme

Foto ilustrim: Protestë e mbajtur kundër ndalimeve të abortit.

Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni – kur shumë gra ende mund të mos e dinë që janë shtatzënë. Disa mjekë kanë shprehur shqetësimin se gratë nuk do të kenë më qasje në kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Leah Roberts, një endokrinologe riprodhuese dhe specialiste e fertilitetit nga Boca Fertility, thotë se ligjet kundër abortit të miratuara nga Florida dhe shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët po shkruhen nga njerëz që nuk e kuptojnë shkencën mjekësore.

Rregullat nuk prekin vetëm gratë që duan aborte për shkak të zgjedhjes personale, por edhe shtatzënitë e paqëndrueshme për gratë që duan të kenë fëmijë.

Ndalimi i ri përjashton ndalimin e aborteve kur flitet për shpëtimin e jetës së një gruaje, si dhe në rastet që përfshijnë përdhunim dhe incest.

Por, Roberts thotë se punonjësit e kujdesit shëndetësor pengohen të kryejnë abort në shtatzënitë e paqëndrueshme që ata e dinë se mund të bëhet vdekjeprurëse, si p.sh. kur fetusit i mungojnë organet.

Përveç rrezikut fizik, ekziston edhe trauma psikologjike e detyrimit për të mbajtur një fetus që nëna e di se nuk do të jetë kurrë një fëmijë i shëndetshëm, tha Roberts.

“Ata i ndiejnë goditjet për muaj të tërë pasi u thuhet se nuk do të kenë kurrë një lindje të gjallë”, tha Roberts.

Ekipi i presidentit amerikan, Joe Biden, e fajësoi për ndalimin “ekstrem” ish-presidentin Donald Trump.

“Trump është i shqetësuar që votuesit do ta mbajnë atë përgjegjës për mizorinë dhe kaosin që krijoi. Ka te drejte. Trump hoqi të drejtat dhe lirinë e grave në Amerikë. Këtë nëntor, votuesit do t’i japin atij një mësim të vlefshëm: Mos u ngatërro me gratë e Amerikës”, tha Biden në një deklaratë për ndalimin e ri të abortit.

Roberts tha se ajo është e shqetësuar se kufizimet do të nxisin mjekët veteranë të largohen nga Florida, siç kanë bërë në shtetet e tjera që kanë miratuar ndalimin e abortit.

“Ne do të kemi më pak qasje në kujdesin për popullatën tonë të përgjithshme, edhe nëse është vetëm kujdesi bazë i maternitetit dhe kujdesi normal gjinekologjik sepse njerëzit po largohen”, tha Roberts.

Përveç kësaj, gratë do të duhet të udhëtojnë larg shtëpisë për të kryer abort.

Gjykata e Lartë e Floridës, me pesë nga shtatë anëtarët e saj të emëruar nga guvernatori republikan Ron DeSantis, vendosi muajin e kaluar në mbështetje të ndalimit të shumicës së aborteve pas 15 javësh të shtatzënisë, gjë që hapi rrugën për ndalimin e abortit gjashtëjavor. Ndalimi 15-javor, i nënshkruar nga DeSantis në vitin 2022, ishte zbatuar edhe gjatë kohës sa po kundërshtohej në gjykatë. Ndalimi gjashtë-javor, i miratuar nga legjislativi një vit më vonë, u shkrua në atë mënyrë që të mos hynte në fuqi deri në një muaj pas miratimit të ligjit të vitit 2022.

Shumica e shteteve të kontrolluara nga republikanët kanë miratuar ndalime ose kufizime për abortet që kur Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi “Roe kundër Wade” në qershor të vitit 2022. / Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika