Hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për paketimin e cigareve me ilustrime të efekteve negative

Udhëzimi Administrativ i nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përcakton rregullat për vendosjen e ilustrimeve me efektet negative në pako të cigareve, duke synuar të ngritë ndërgjegjen e konsumatorëve për rreziqet shëndetësore të duhanit dhe të promovojë ndërprerjen e përdorimit të tij

Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në njoftim.

Aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

Tashmë që nga data 25 prill 2024, ky udhëzim administrativ ka hyrë në fuqi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika