Hyseni kritikon opozitën për qasjen ndaj Kurtit, thotë se LDK-ja bëri gabim të pafalshëm dje

Ish-anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni e ka kritikuar qasjen e opozitën ndaj pushtetit

Skender Hyseni, Ish-Ministër i Punëve të Jashtme

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni e ka kritikuar qasjen e opozitën ndaj pushtetit.

Sipas Hysenit, Opozita po bënë gabime të rënda me përkrahjen naive për seanca të mbyllura në Kuvend për dialogun.

Ish-ministri ka thënë se dje LDK ka bërë gabim të pafalshëm me votimin e Ligjit për Byronë dhe Konfiskimin e Pasurisë.

“A po rrezikon opozita parlamentare e Kosovës të bëhet bashkëfajtore për politikat anti-amerikane e anti-perendimore të Kurtit dhe Osmanit???!!! Kjo është një pyetje thelbësore në të cilën duhet të përgjigjen, pa ekuivoke, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj”, ka deklaruar Hyseni në facebook.

Me votimin e ligjit për Byronë pë Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë LDK bëri gabim të pafalshëm. Aq më parë që shihet sheshazi që Qeveria do instrumente shtesë për sundim arbitrar e jo për të luftuar krimin. Ky pushtet luftohet veq duke ia njohur të drjetën e numrave dhe mandatit që ka. E Kjo qveri ka edhe numra edhe mandat të mjaftueshëm për vendime. Opozita, naivisht po bie pre e lojërave të Albin Kurtit.

“Kurti dhe kompania e duan opozitën që t’u ndihmojë të ‘bëjnë zinxhirin nga zalli I detit’!!! Nuk i duheni ju opozita për asgjë tjetër Kurtit pos nëse edhe ju jeni nga ata që “bëjnë zinxhir nga zalli i detit”. Nese jeni të tillë e bajshit me shëndet”, thotë Hyseni në reagim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika