Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë, Alban Hyseni, ka deklaruar se puna e qeverisjes së tij po sjell ndryshime të prekshme në qytet, ndërsa mandati i ardhshëm do të jetë periudha ku do të përfundojnë projektet transformuese që tashmë janë në zhvillim.
Në Debat Plus, Hyseni ka thënë se administrata e tij ka trashëguar borxhe të mëdha financiare, por pavarësisht kësaj, ka arritur të stabilizojë financat komunale dhe të nisë investime të shumta kapitale.
“Konsideroj që në komunën tonë, përveç orientimit të mirë dhe të dejtë për të ardhmen, sanimit të problemeve të së kaluarës. Kemi filluar, përfunduar, e para se gjithash po punojmë aktualisht në dhjetra projekte që kanë rëndi vitale për transformimin e qytetit tonë. Ndërkaq, mandati i jonë i dytë, do të jetë treguesi i vërtetë i punëve të mëdha që i kemi nis dhe do t’i përfundojmë. Të cilat më pas do të ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën se si e përjetojnë qytetin, si e ndryshojmë atë dhe se si do të ketë impakt në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Gjilan.
Mandati jonë i parë ka qenë pagesat për 17 milionë euro borxhe të trashëguara, prej 28 milionëve që i kemi pas në total… sa i përket punës tonë, janë mbi 100 investime projekte kapitale në infrastrukturë që i kemi kryesor, mbi 33 sosh në arsim, kemi bërë ndryshime rrënjësore në shëndetësi. Në bujqësi kemi investuar mbi 3.5 milion euro, në kulture rini e sport prej 75 mijë eurove buxhet që i kemi gjetur në vitin 2022, kemi arritur në këtë vit në 500 mijë euro. Dhe jemi duke punuar në projekte të e kapin vlerën mbi 80 milionë euro, dhe janë këto projekte që janë transformuse për qytetin”, ka thënë Hyseni.