Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidat për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka komentuar bllokadën politike në vend, duke thënë se situata aktuale është pasojë e qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje ndaj pushtetit.
Sipas tij, Vetëvendosje ka pasur kontroll të plotë me 51% të votave, duke dominuar si në Kuvend ashtu edhe në ekzekutiv, por kjo situatë ka ndryshuar dhe tani është e pamundur të qeveriset pa kompromis politik.
“LLV-ja, ndoshta edhe ky (bllokada në Kuvend) ishte ndëshkimi që iu bë qytetarëve nga kjo parti, ngase nuk i morën ato 500k, që e lypën. Dhe tani çfarëdo marrëveshje politike që duhet për ta zhbllokuar këtë situatë nuk e marrin pushtetin që e kanë pas. Duhet me nda pushtetin. Dhe më pushtetin, pra pushtet absolut, edhe parlamentin edhe ministrisë.
Se me 51 për qind vendimmarrja është 100 për qind dhe ajo më nuk ekziston. Dhe vetëm një mundësi është për ta mbajtur atë vendimmarrje 100 për qind nëse nuk konstituohet Kuvendi dhe nuk formohet qeveria…”, ka thënë Hyseni.