I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit që kërkohej nga Interpoli për vrasje

Gjykata Themelore e Ferizajt ka miratuar masën e paraburgimit për për të pandehurin F.K., i cili është kërkuar nga Maqedonia e Veriut për vrasje të rëndë. F.K. u arrestua nga Policia e Kosovës në Kaçanik dhe ndaj tij ISHTE lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli.

Gjykata Themelore Ferizaj

Gjykata Themelore e Ferizajt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K., i kërkuar nga autoritet e Maqedonisë së Veriut.

Kjo masë është marrë pas një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli, për shkak të dyshimit se F.K. ka kryer veprën penale “vrasja e rëndë”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të pandehurit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesa të datave 25 korrik 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të veprës penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me këtë i pandehuri F.K., dyshohet se veprën penale të përshkruara më lartë e ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe i njëti më datën 18 korrik 2024, është ndaluar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika