I dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë kishte të kaluar kriminale – Prokurori Qavolli: Vrasje makabre

Një grua 43-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje. Tani të tre fëmijët e tyre janë në kujdesin e familjarëve të tyre ndërsa i dyshuari është në mbajtje për 48 orë. Prokurori e ka cilësuar vrasjen si makabre, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk ka dhënë më shumë detaje

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj, 16 prill 2024.

Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Çifti kanë pasur tre fëmijë për të cilët, prokurori nuk ka deklaruar nëse kanë qenë brenda në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Të njëjtit tash janë në përkujdesjen e familjarëve të tjerë, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I njëjti ishte dënuar për rast të dhunës në familje para dy viteve.

Prokurori Ersan Qavolli në rastin e gruas së vrarë, ka bërë të ditur se i dyshuari, bashkëshorti i saj ka rast të dhunës në familje.

Prokurori në një deklaratë për media ka thënë se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.

Prokurori vrasjen e ka quajtur makabre, ndërkaq për shkak të ndjeshmërisë së rastit ka thënë se nuk mund të jap detaje tjera.

“Bëhet fjalë për një vrasje makabre në qytetin e Pejës. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryera vepra penale dhe i pandehuri është ndaluar për 48 orë”, është shprehur ai.

Siç raporton ekipi i terrenit të TV Dukagjinit, në vendngjarje është edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Pak para tij, në ndërtesë kanë mbërritur edhe hetuesit policor.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, mbërrin në vendin e ngjarjes në Pejë, 16 prill 2024.

Burri vret gruan e tij në Pejë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin dhe arrestimin e dyshuarit, duke bërë të ditur se vrasja u krye me armë zjarri.

Hetimet fillestare po zhvillohen në vendngjarje nga ekipet relevante.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika