I dyshuari për vrasjen në Pejë ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është vrarë të premten në Pejë. Ndërkaq, një i dyshuar është arrestuar. Në një përgjigje për Dukagjinin, Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë bën të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë

Pamje nga vendngjarja në Pejë

I dyshuari për vrasjen në Pejë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Gjatë afatit ligjor do të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka treguar Nikçi.

Ky i fundit nuk ka dhënë përgjigje nëse naj të dyshuarit është bërë kërkesa për paraburgim.

Pamje nga vendngjarja në Pejë

Ndryshe, një grua është vrarë pasditen e së premtes në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka pranuar një informatë për një ngjarje në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Policia është paraqit në vendngjarje dhe sapo ka arritur aty ka kuptuar se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë dhe aktualisht ekipet tona janë në vendngjarje. Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës aty derisa Policia e ka arrestuar të dyshuarin”, ka thënë Rugova.

RTV Dukagjini mëson se bëhet fjalë për një rast ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.

Pamje nga vendngjarja në Pejë

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika