“I kanë humbë mostrat e Astrit Deharit dhe sot pa fije turpi këta politikanë mesjetarë akuzojnë për të”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka akuzuar qeverinë Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, të cilën e quan “Miss non grata”, se iu është djegur Instituti i Mjekësisë dy herë dhe i kanë humbur mostrat e Astrit Deharit

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi, ka ngritur sot akuza serioze ndaj institucioneve dhe individëve në lidhje me rastin e Astrit Deharit, duke pretenduar se arrestimet dhe hetimet e vitit 2016 ishin një inskenim politik.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, përmes një videoje në Facebook ka ironizuar Kurteshin.

Ai thotë se “çiftit të Kurteshit me ia jep një detyrë të thjeshtë me rujtë një dhi të vizatume edhe ajo i ik se le mo me rujt një dele përnime.”

Teksa politikën e Qeverisë Kurti, ai e cilëson si politikë mesjetare, pasi sipas tij përgjatë 4 vite qeverisje nuk kanë sjellë asgjë të mirë për vendin.

“Jo rasisht këta meren me politika të arkivoleve që janë politika mesjetare, sepse VV-ja 4 vite qeverisje asnjë projekt, asnjë ide, ikje masive e të rinjve izolim nga ShBA nga BE e në pritje të sanksioneve të reja,” tha Kastrati.

Kastrati tha se është turp që të “preket” rasti i Astrit Deharit, pasi sipas tij, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta zbardhur këtë rast.

“Turp të preket gjendja e familjes së Astrit Deharit, sepse këta asnjë hap se kanë bërë për ta hetuar këtë rast, iu ka djeg instituti i mjekësisë asaj mis non grata Albulena Haxhiut dy herë, i kanë humbë mostrat e Astrit Deharit dhe sot pa fije turpi çohen midis sheshit me politikanë mesjetarë dhe akuzojnë për Astrit Deharin,” tha ai.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika