I keqësohet gjendja shëndetësore një minatori të Trepçës, Jonuzi: Është duke u transportuar në spital

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka bërë të ditur se një minatori të Trepçës gjatë grevës i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe tani është duke u transportuar në spital

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se një minatori i është keqësuar gjendja shëndetësore gjatë grevës.

“Në këtë orë një minatori sapo i është dhënë ndihma mjekësore dhe është duke u transportuar me emergjencë për në spital”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Minatorëve.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e minatorëve lë shumë për të dëshiruar.

Jonuzi ka thënë se kërkesat kryesore të minatorëve që janë në grevë janë: përmirësimi i kushteve, dhënia e pagave me kohë dhe dorëheqja e kryeshefit.

Më tej ai ka shtuar se ka katër muaj prej kur minatorët nuk po mund t’i marrin pagat në kohën e paraparë.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika