I vazhdohet paraburgimi Isni Kilajt

Përmes konferencës javore të DhSK-së, nga zëdhënësi Michael Doyle është bërë e ditur se i është vazhduar masa e paraburgimit Isni Kilajt

Isni Kilaj

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ia kanë vazhduar Isni Kilajt masën e paraburgimit.

Kjo është bërë e ditur përmes konferencës javore të DhSK-së, nga zëdhënësi Michael Doyle, i cili tha se vendimi për Isni Kilajn është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake më 5 mars 2024.

“Më 5 mars, gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Isni Kilajt, pasi konstatoi se ekziston rreziku se mund të pengojë ecurinë e procesit penal dhe të kryejë vepra penale të tjera, si dhe rrezik i moderuar që mund të arratiset”, tha Doyle.

Sipas Doyle, në vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Kilajn ka ripërsëritur konstatimin se Kilaj mund të ketë kryer krime kundër administrimit të drejtësisë.

“Në Vendimin e 5 marsit, gjykatësi po ashtu përsëriti se ekziston dyshimi i bazuar se z. Kilaj mund të ketë kryer krime kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, tha ai.

Zëdhënësi i DhSK-së shtoi se gjykatësi i ka vënë në dukje se këto konstatime lidhen me materiale konfidenciale të sekuestruara nga ZPS në banesën e Kilajt.

“Gjykatësi vuri në dukje se këto konstatime lidhen me materialet konfidenciale të sekuestruara nga Prokuroria gjatë kontrollimit të kryer me autorizim gjyqësor në banesën e z. Kilaj, për të cilat ekziston dyshim i bazuar se ose do të përdoreshin, ose faktikisht u përdorën me qëllim ndërhyrjen në administrimin e drejtësisë”, tha Doyle.

Ai tha së kohëzgjatja e paraburgimit për të dyshuarit përpara se ZPS-ja të dorëzojë aktakuzën nuk mund të zgjasë më shumë se një vit.

“Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave, kur një person i dyshuar ose i akuzuar paraburgoset, gjykatësi duhet të rishikojë çdo dy muaj nëse arsyet që përligjin paraburgimin e tyre janë ende të vlefshme. Sa u përket të dyshuarve, kohëzgjatja e gjithsejtë e paraburgimit përpara se Prokuroria të dorëzojë aktakuzën nuk mund të zgjasë më shumë se një vit dhe, gjatë asaj periudhe, çdo kërkesë për shtyrje dymujore duhet të përligjet prej masave hetimore që do të ndërmerren prej prokurorit të specializuar”, tha Doyle.

Tutje, Doyle tha se seancat në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit janë planifikuar të rifillojnë të hënën e ardhshme, më 18 mars në orën 9:00. Deri tani në këtë gjykim kanë dhënë dëshmi 48 dëshmitarë. /Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika