I vazhdohet paraburgimi për dy muaj personit që dyshohet se vrau me sëpatë gruan e tij në Prishtinë

Këtë të diel, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ia ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj të pandehurit me inicialet I.G., i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë

Gjykata Themelore, Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, që t’ia vazhdojë për dy muaj masën e paraburgimit personit me inicialet I.G., i cili dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë, në shtëpinë e tyre në rrugën “Mark Isaku”, më 25 nëntor të viti 2022, në Prishtinë.

Këtë për Dukagjinin, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo ka thënë se i dyshuari do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 shkurt të vitit 2023.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G, për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dhe të pandehurit I.G ia ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, prej datës 25.12.2022 deri me datë 25.02.2023”, ka thënë Gashi për Dukagjinin.

Kujtojmë se, i dyshuari ishte vetëdorëzuar në Polici rreth orës 04:40 në ditën tragjike, ndërsa të nesërmen më 26 nëntor, ai ishte dërguar në paraburgim për 30 ditë.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. ‘Mark Isaku’ në Prishtinë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte thënë se i pandehuri dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika