I vrari në Kaçanik është i moshës rreth 40 vjeçare

Sot (e marte), në qytetin e Kaçanikut ka ndodhur një vrasje, ku sipas policisë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 14:00, në qytetin e Kaçanikut ka ndodhur një vrasje.

Sipas policisë, dy persona të moshës madhore kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, me ç’rast njëri nga ta ka mbetur pa shenja jete.

I vrari dyshohet të jetë rreth të 40-ve, sipas dëshmitarëve i plagosur ka mbetur vëllai i tij.

Pjesëmarrës sipas dëshmitarëve kanë qenë 3 persona të cilët janë arratisur me një veturë.

Ekipi i forenzikës janë në vend të ngjarjes.

Viktima tjetër është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Ferizajt e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rasti është duke u hetuar.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marrë një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik te vendi i quajtur ‘Fusha Pajtimit’,  përballë ‘Varrezave të Dëshmorëve’, 2 persona të moshës madhore kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”.

‘Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë për Portali D, Zëdhënësi i Policisë për regjionin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tutje ka thënë se ”Në vendin e ngjarjes janë ekipe te policisë që po e hetojnë rastin”.

Ndërsa nga QKUK ende nuk janë deklaruar lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika