Ibishi: Me gjithë tendencat e Vuçiqit për presion, gjendja e sigurisë në veri është stabile

Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi i ftuar në emisionin “FIVE”TV Dukagjini, është shprehur se reagimi i ndërkombëtarëve për mbylljen e 5 komunave paralele serbe është i çuditshëm.

Ibishi thotë se këto janë veprime të planifikuara në mënyrë të rregullt, e që sipas tij nuk duhet të ngriten tensione.

“Është e cuditshme që ndërkombëtarët po reagojnë përherë për dicka kur ndodh është legjitime dhe ka të bëjë me shtrirjen e ligjit gjegjësisht është veprim i planifikuar mirë. Mendoj që kjo është çështje legjitime dhe nuk ka nevojë të ngriten as tensione as çështje tjera, Ura e Ibrit mbetet një problem pak më madhor pasi ka qenë cështje e një marrëveshjeje të 2017-tës, mirëpo të tjerat janë sporadike që zgjedhen ,” tha Ibishi,

Ndërsa sa i përket gjendjes së sigurisë në përgjithësi, Ibishi thotë ani pse kishte tendenca nga presidenti serb, për presion të vazhdueshëm, situata mbetet stabile.

“Gjendja e sigurisë në përgjithësi është e qetë dhe stabile me gjithë ato tendenca të Serbisë të presidentit Aleksandër Vuciq që po përdor gjithcka që është e mundshme të bëjë presion të vazhdueshëm, diplomatik e politik por njëkohësisht edhe të këtë prezencë në afërsi të kufirit edhe të forcave ushtarake e njesive speciale,” shtoi Ibishi.

Teksa thotë që “Lista srpska”, ka humbur fuqinë e saj.

“Mendoj që ai ka humb pjesën e strukturave ekstreme në brendi të Kosovës, e lista srpska më nuk është ajo që ka pasur fuqinë dikur, pasi qytetarët tani janë të lirë të vendosin për fatin e vet jo më të instrumentalizuar.”/Dukagjini

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika