Ibishi: Ushqimi për ushtarët e FSK-së duhet të bëhet në kazerma, kurrsesi të bartet

Ismet Ibishi ish-ushtarak, "FIVE"

Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi është shprehur se bartja e ushqimit nga institucionet tjera, për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e patolerueshme.

“E patolerueshme të ndodh një gjë e tillë, e pa imagjinueshme, uroj që kjo të mos përseritet, është elementare por është e rëndësishme për FSK-në, duhet të ketë një siguri të lartë për ata ku gjithmonë aplikohen kuzhinat brenda institucionit, kurrsesi në institucione tjera e të bartet me njerëz që nuk i takojnë atij institucioni për shkak rrezikshmërisë të helmimeve,” ka thënë Ibishi në emisionin “FIVE”.

Ibishi shtoi se FSK-ja, duhet të ketë kuzhinën e saj mobile pasi sipas tij “mund të vije deri te lufta apo eskalimi i situatës, menjëherë kuzhinat fuksionojnë ku organizojnë ushqim të sigurtë.”

Ndërsa, profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, thotë se në kohën kur FSK-ja, po kërkon pjesëtar të ri, kjo gjendje është mesazh jo i duhur.

Profesori i kriminalistikës, Mensut Ademi, “FIVE”

“Është një mesazh për humbjen e ndjenjës së atdhedashurisë, ku sot jemi në një konkurs për pjesëtar të ri të FSK-së, e iu dërgojmë mesazh që nuk do të kenë ushqim e as rroga. FSK-ja, duhet t’i ketë magazinat dhe rezervat e veta,” tha Ademi.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika