Identifikohen katër viktimat e para nga zjarri në Crans-Montana

Policia ka identifikuar katër trupat e parë të personave që humbën jetën nga zjarri në një bar në një resort zviceran të skijimit, natën e Vitit të Ri.

Sipas autoriteteve, trupat e dy grave zvicerane të moshës 21 dhe 16 vjeç, si dhe të dy burrave zviceranë të moshës 18 dhe 16 vjeç, u janë dorëzuar familjeve të tyre, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Policia e kantonit Valais bëri të ditur në një deklaratë se identifikimi u bë i mundur falë punës “së gjerë dhe të detajuar” të oficerëve policorë dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Autoritetet shtuan se puna për identifikimin e viktimave të tjera po vazhdon dhe, nga respekti për familjet e të ndjerëve, nuk do të publikohen detaje të tjera në këtë fazë.

Tragjedia në Crans-Montana: Familjet në ankth për të rinjtë e zhdukur

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika