IHMK-ja thotë se ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.

Sipas IHMK-së me uljen e temperaturave është rritur nevoja për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër, njofton Dukagjini.

Tutje thuhet se përkeqësimin e cilësisë së ajrit e ka favorizuar gjithashtu prania e mjegullës së dendur, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe fenomeni i inversionit termik, të cilët lehtësojnë grumbullimin e ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës.

IHMK-ja ka rekomanduar që personat e ndjeshëm të kufizojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm deri në përmirësimin e kushteve.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës po e monitoron situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe do të informojë publikun për çdo ndryshim të rëndësishëm në gjendjen e cilësisë së ajrit” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika