IHMK paralajmëron për rënie të temperaturave dhe reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar se gjatë natës pritet një ndryshim i theksuar i motit, me rënie të temperaturave dhe reshje bore.

Sipas IHMK-së, era do të ndryshojë drejtimin nga juglindor në veri dhe veriperëndim, duke sjellë masa ajrore të ftohta nga veri. Kjo do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjitha rajonet e Kosovës.

Reshjet e borës pritet të fillojnë në viset kodrinore dhe malore, ndërsa më vonë mund të përfshijnë edhe viset e ulëta dhe fushore. Në disa zona malore tashmë ka reshje të dendura bore, të cilat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

Temperaturat minimale do të zbresin nën zero, veçanërisht gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm, duke krijuar kushte për ngrica në rrugë, trotuare, ura dhe zona të ekspozuara ndaj lagështisë.

IHMK paralajmëron se këto kushte mund të ndikojnë në sigurinë e qarkullimit, veçanërisht në rrugët malore, akset dytësore dhe zonat me reliev të thyer, ku mund të ketë ngrirje të shpejtë dhe rrëshqitje.

Përdoruesit e rrugëve këshillohen të përdorin pajisje dimërore, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve duhet të jenë në gatishmëri, ndërsa qytetarët paralajmërohen të ndjekin njoftimet meteorologjike dhe të marrin masa për mbrojtjen e pronës dhe sigurinë personale.

Kurti: Sonte natë kritike për qarkullimin në rrugë, mos lëvizni nëse s’e keni të domosdoshme

Në Mitrovicë paralajmërohet rreziku që sonte lumi Lushta të dalë nga shtrati

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika