IHMK reagon për paralajmërimet për temperatura deri -20 për vitin e ri

Instituti Hidrometeorologjik ka reaguar ndaj lajmit të bërë publik ditëve të fundit se ky fundvit do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me borë.

Në reagim thuhet se IHMK-ja është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla të paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, njofton Dukagjini.

“Andaj çdo supjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas jo profesional dhe shkenctarisht i pa drejtë”, thuhet në reagim.

Më poshtë e gjeni reagimin e IHMK-së

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin Nr. 06/L -035 për Veprimtarinë Hidrometeorologjike, Neni 13

Sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 Lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik.

Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së.

Andaj çdo supjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas jo profesional dhe shkenctarisht i pa drejtë.

Standardet e parashikimit të motit

Standardet e parashikimit të motit përfshijnë rregullat globale të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM) për të dhënat, terminologjinë dhe saktësisë, me besueshmëri të lartë (80%+) për parashikimet afatshkurtra (1-3 ditë) dhe saktësi në rënie për periudha më të gjata, duke përdorur kode dhe kritere të standardizuara.

Shëbimet Hidrometeorologjike Nacionale janë institucionet kompetente për vrojtime dhe

Paralajmërime të Hershme të motit.

Matja e elementëve kryesorë atmosferikë si temperatura, presioni, era, lagështia, reshjet dhe mbulesa e reve, duke përdorur mjete si satelitë, radarë dhe sensorë tokësor.

Parashikuesit më pas i analizojnë këto kushte aktuale me modele moti dhe modele historike për të parashikuar gjendjet e ardhshme, duke lëshuar alarme (vëzhgime, paralajmërime, këshilla) bazuar në nivelet e besimit dhe pragjet specifike të rrezikut.

Saktësia e parashikimit: Përgjithësisht e lartë për 1-3 ditë (80-90%), duke rënë ndjeshëm për 5-10+ ditë (rreth 50%)

1. Parashikimi afatshkurtër
• 0–3 ditë – 72 orë (Shumë i saktë), Përdoret për motin ditor (shi, temperatura, erë dhe është standard për parashikimet publike)

2. Parashikimi afatmesëm
• 4–7 ditë (Saktësi mesatare), modelet me shkallë të gjerë të motit (vala të nxehti, fronte të ftohta) zakonisht parashikohen mirë

3. Parashikimi i zgjatur
• 8–14 ditë (Saktësi e ulët për detaje), jepen vetëm tendenca, jo kushte të sakta (p.sh. “më ngrohtë se mesatarja”)

4. Afatgjatë / përspektivë (jo parashikim i drejtpërdrejtë)• Javë deri muaj (Bazohet në modele klimatike (El Niño, La Niña), epet si probabilitet, jo si mot.
Standard shkencor kryesor
• Për shkak se atmosfera është dinamike parashikimi i besueshëm i motit është i kufizuar në rreth 7–10 ditë.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika