IKSHPK dhe KRU “Prishtina” paralajmërojnë: mos përdorni ujin e Badocit për pije, vetëm për higjienë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë monitorimit të cilësisë së ujit të pijshëm është vërejtur rritje e vlerave të manganit në mostrat e marra nga zona që furnizohet me ujë nga liqeni i Badocit.

Sipas analizave të fundit laboratorike, përqendrimi i manganit ka treguar tendencë në rritje, si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarës. Edhe pse këto vlera tejkalojnë kufirin e përcaktuar në Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit për konsum njerëzor, deri më tani nuk kanë kaluar standardin shëndetësor që konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin.

Megjithatë, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, IKSHPK u bën thirrje banorëve që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Badoc që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës. Instituti ka theksuar se ndotja me mangan është kimike dhe se vlimi i ujit nuk e eliminon atë. Uji mund të përdoret vetëm për pastrim dhe higjienë personale apo të ambienteve.

IKSHPK ka intensifikuar kontrollin e cilësisë së ujit dhe ka rritur bashkëpunimin me KRU “Prishtina” për të garantuar furnizim të sigurt.

Ndërkohë, KRU “Prishtina” Sh.A. ka ndërmarrë masa emergjente për të ruajtur cilësinë e furnizimit, përfshirë:

  • Zvogëlimin e sasisë së prodhimit,

  • Intensifikimin e procesit të shpëlarjes së rrjetit shpërndarës (magjistral dhe sekondar),

  • Furnizimin alternativ me ujë përmes autoboteve, sipas orarit të përcaktuar nga kompania.

Zonat e prekura janë: Qyteza e Graçanicës dhe fshatrat e saj që furnizohen nga Badoci, Hajvalia, Veterniku, Lagja 038, Lagja Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, Preoci, Çagllavica, rrugët Behar Begolli, Richard Holbrooke, Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, Lagjet Qershia dhe NIC, Matiçan (drejtimi nga Pallati i Drejtësisë), Fshati Ndërkombëtar, Mati (rr. Muharrem Fejza, rr. Enver Maloku), Lagja Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, Standardi, rr. Ferat Dragaj, rr. Hajrullah Abdullahu, rr. Hilmi Rakovica, rr. Vëllezërit Gërvalla, rr. Afrim Zhitija, rr. Armend Daci, rr. Dervish Rozhaja, rr. Thimi Mitko, pjesa “te Xhambazët”, rr. Sali Nivica, rr. Norbert Jokl, banesat në Bregun e Diellit (zona Qendër dhe përreth Qendrës Tregtare), brezi rrugor Xheladin Rekaliu deri te konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rr. Mehmet Gradica, rr. Hyzri Talla dhe rr. Qamil Bala.

🔴 Qytetarët e këtyre zonave këshillohen të mos përdorin ujin për konsum, por vetëm për higjienë, deri në një njoftim të mëtejmë nga autoritetet.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika