Xhaferi: Moskonstituimi i Kuvendit është manovër e Albin Kurtit

Krear Xhaferi, deputet i LDK-së, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit është manovër e kryeministrit Albin Kurti.

“Unë mendoj që është manovër e z. Kurti sepse nuk është i interesuar të bëjë Kuvendin… në një demokraci, kur ti nuk ke numra, duhet marrëveshje, arrihet marrëveshja, krijohen numrat”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka shtuar se LDK ka një qasje tjetër ndaj shtetit krahasuar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke respektuar institucionet dhe vendimet e tyre.

“Kemi një kryeministër që nuk përgjigjet ndaj prokurorisë së shtetit”, ka theksuar ai.

Deputeti i LDK-së e ka akuzuar Kurtin për qasje përçarëse.

“Kemi një Kurt i cili gjithë filozofinë politike prej kur është në skenë politike e ka pasur përçarëse, asnjëherë nuk e ka pasur unifikuese”, ka thënë Xhaferi.

Ai gjithashtu u shpreh se Kurti nuk ka treguar vullnet politik për krijimin e institucioneve dhe se si rezultat i kësaj është prodhuar kriza aktuale politike në vend.

“Unë besoj që z. Kurti është duke prodhuar situata politike që thellojnë krizën, pra nuk zgjedhin organet e institucioneve, krijojnë situatë në Gjykatën Kushtetuese, ku vonohet krijimi i institucioneve dhe prodhohet një krizë politike”, ka deklaruar Xhaferi.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika