IKSHPK merr ngjyrën e kaltër për Ditën Botërore të Diabetit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër në pritje të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit më 14 Nëntor.

Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Ky simbol u miratua nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2007, si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme.

Dita Botërore e Diabetit është një rast global për njerëzit me diabet, profesionistët e kujdesit shëndetësor, avokatët, politikëbërësit dhe publikun që të bashkohen për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndërmarrë veprime kundër diabetit.

Diabeti dhe mirëqenia është tema për Ditën Botërore të Diabetit 2025. Fokusi i fushatës për 14 nëntor është “Diabeti dhe vendi i punës”. Me qasje të përshtatshme në kujdes dhe mbështetje për mirëqenien e tyre, të gjithë ata që vuajnë nga diabeti kanë mundësinë të jetojnë mirë.

Diabeti shkaktohet nga nivelet e larta të glukozës në gjak gjatë një periudhe të gjatë kohore.  Disa nga simptomat më të shpeshta janë etja e shtuar, tharja e gojës, shikimi i mjegulluar, dehidratimit, mpirja e gjymtyrëve, lodhja e tepërt, shtimi i oreksit dhe humbja drastike e peshës.

Ekzistojnë tri forma kryesore në të cilat paraqitet diabeti: diabeti tip 1 paraqitet në 10-15% të rasteve te fëmijët dhe të rinjtë. Te tipi 1 ka një mungese absolute të hormonit të insulinës. Të sëmurët janë të varur nga insulina, andaj duhet të injektohen me insulinë çdo ditë për të mbijetuar.

Diabeti tipi 2 është lloji më i përhapur i diabetit, që haset në 90% të rasteve tek personat në mbipeshë, njerëzit pas moshës 40 vjeçare dhe disa të rinj gjithashtu. Kryesisht trashëgohet apo shkaktohet nga faktorët e mënyrës së jetesës. Në tipin 2 pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.

Diabeti i shtatzënisë apo gjestacional shfaqet në 2-5% të rasteve te gratë shtatzëna. Ky lloj i diabetes mellitus ka shanse të zhduket pas lindjes apo edhe të përparojë më tutje. Përafërsisht 5-10% e grave të cilat kanë pasur diabetin gjestacional gjatë shtatzënisë hasin më vonë në diabetin e tipit 2.

Llojet e tjera të diabetit, që janë më pak të përhapura, janë diabeti monogjen dhe diabeti i fibrozës cistike. Diabeti monogjen është një sëmundje e cila trashëgohet gjenetiksht në breza.

Në nivel global, rreth 422 milionë të rritur jetonin me diabet në vitin 2014, krahasuar me 108 milionë në vitin 1980. Prevalenca globale e diabetit është pothuajse dyfishuar që nga viti 1980, duke u rritur nga 4.7% në 8.5% në popullatën e rritur.

Gjatë dekadës së fundit, prevalenca e diabetit është rritur më shpejt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sesa në vendet me të ardhura të larta./KP

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika