IKSHPK tregon rajonet ku uji nuk është i sigurt për konsum pas reshjeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me qendrat rajonale të shëndetit publik, ka njoftuar se po e monitoron nga afër gjendjen e ujit të pijes në të gjithë Kosovën, pas reshjeve të fundit të shiut.

Sipas IKSHPK-së, krahas marrjes së mostrave të rregullta dhe të jashtëzakonshme të ujit dhe analizave laboratorike, instituti është në komunikim të vazhdueshëm me kompanitë rajonale të ujësjellësit për të garantuar furnizim sa më të shpejtë me ujë të sigurt për qytetarët.

Gjendja aktuale e ujit të pijes më 7 janar 2026:

Rajoni i Prishtinës

Fabrikat e ujit në Shkabaj dhe Bivolak nuk janë funksionale për shkak të turbullirës së lartë të ujit.

Sistemet Graçanicë/Badovc dhe Albanik/Batllavë funksionojnë normalisht.

Për momentin nuk ka probleme me cilësinë e ujit në rrjet, i cili po monitorohet vazhdimisht.

Rajoni i Prizrenit

Burimi “40 bunarët” në Prizren përdoret vetëm për nevoja sanitare dhe nuk është i sigurt për pije.

Burimet Cvilen dhe Soz janë të përdorshme për pije.

Në Suharekë dhe Malishevë, uji i rrjetit nuk rekomandohet për pije.

Në Dragash nuk ka probleme me ujin e pijes.

Rajoni i Gjilanit

Në Gjilan, uji është i sigurt për pije.

Në fshatin Berivojcë të Kamenicës janë vërejtur nitrate të rritura dhe uji nuk duhet përdorur për pije.

Në Viti, përdorimi i ujit është ndërprerë për shkak të turbullirës.

Rajoni i Pejës

Në Deçan dhe zonën e Jarinës në Klinë, furnizimi me ujë është ndërprerë, ndërsa janë vënë në përdorim puset ekzistuese.

Në Pejë, turbullira në burimin e Drinit të Bardhë në Radac është përmirësuar dhe furnizimi vazhdon normalisht.

Rajoni i Ferizajt

Uji i pijes është brenda standardeve dhe i sigurt për konsum.

Rajoni i Gjakovës

Uji nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për pije.

Probleme vazhdojnë në disa burime lokale, përfshirë Rekë e Keqe, Demjan, Opterushë, Hoqe e Madhe dhe Zaqishtë, ku uji nuk duhet përdorur për pije.

Rajoni i Mitrovicës

Uji nuk është i sigurt për konsum dhe nuk do të lëshohet për pije për një periudhë të caktuar për shkak të turbullirës së lartë.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke rekomanduar:

Zierjen e ujit nga bunarët e pambrojtur ose përdorimin e burimeve alternative të sigurta;

Mos konsumimin e ushqimit që ka qenë në kontakt me ujin e shiut;

Përdorimin e ujit vetëm nga burime të sigurta;

Ndjekjen e udhëzimeve zyrtare të institucioneve në komunat përkatëse.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika