Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut edhe për një mandat, Ilir Ferati, është zotuar për shëndetësi më të mirë për qytetarët.
Ai në një takim me qytetarë u shpreh se po investojnë në shëndetësi dhe kujdes më të mirë për qytetarët, transmeton Dukagjini.
“Po investojmë në shëndetësi me mjekë, infermierë dhe profesionist shëndetësor për të ndërtuar shëndetësi dhe kujdes më të mirë për qytetarët tanë”, tha Ferati.
Ferati u zotua se nuk do të lejoj që mjekët dhe infermierët e rinj që të ikin nga vendi.