Xhaferi: VV-ja ka 48 deputetë dhe nuk po mund të zgjidh krizën, ka mungesë të vullnetit politik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka fajësuar pozitën, Lëvizjen Vetëvendosje, për krizën politike.

Ai në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Vetëvendosja edhe pse i ka 48 deputetë sërish nuk po arrin që të zgjidh krizën politike teksa të njëjtit i fajësoi edhe për mungesë të vullnetit politik.

“Ne e kemi thënë disa herë dhe vërejtjet tona kanë dalë të sakta edhe në aktgjykimin e parë që mbi 48 herë kanë shkelë Kushtetutën pikërisht kryesuesi i Kuvendit. Akgjykimi i fundit e shpërfaqi situatën në të cilën jemi, si LDK presim një publikim final dhe të analizohet pastaj rezultati”.

“Situata në të cilën jemi të rëndë të krizës politike që po ndikon në një krize ekonomik, politike dhe ka shumë probleme që po ballafaqohemi dhe kjo duhet të përfundojë.  Pas publikimit do të diskutohet për hapat tutje, aty nuk thuhet se nënkryetarët tjerë janë të konstituar presim aktgjykimin final dhe mendoj se do të duhej të respektohet vendimi i gjykatës dhe të vazhdohet tutje. Më mirë do të ishte që shumica të zgjidhte problemin dhe të mos bllokohej në konstituimin e të parit sepse i ka 48 deputetë dhe nuk është në gjendje të zgjidh një marrëveshje politike” u shpreh Xhaferi.

Tutje, Xhaferi u shpreh se si LDK nuk e shohin vetën në koalicion me VV-në për shkak të prishjes së raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe siç tha ai për skandalet në KEK dhe shumë institucione tjera.

“Kurti ka qenë gjithmonë përçarës, kemi marrë shumë sanksione si nga evropianët ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti nuk ka respekt aspak për ndërkombëtarët”, u shpreh Xhaferi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika