Imeri: Vizita simbolike në Shtëpinë e Bardhë po shndërrohet në armë politike nga Milorad Dodik

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri, ka reaguar lidhur me vizitën e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se ky zhvillim mbart rrezik serioz keqinterpretimi politik, veçanërisht për konsum të brendshëm dhe për destabilizim rajonal.

Sipas Imerit, vizitat në Shtëpinë e Bardhë kanë para së gjithash peshë simbolike, pasi “interpretohen gjerësisht si shenjë legjitimiteti politik dhe si konfirmim i relevancës ndërkombëtare të aktorëve që marrin pjesë në to”.

Ai vëren se pikërisht kjo simbolikë shfrytëzohet shpesh nga aktorë problematikë për forcimin e pozitave të tyre politike.

Më tej profesori Imeri në Facebook ka shkruar se shqetësimi nuk lidhet me politikën amerikane, por me historikun e vetë liderit serb të Bosnjës.

“Ai ka qenë dhe mbetet një aktor që në mënyrë të vazhdueshme ka minuar paqen dhe stabilitetin në Bosnjë-Hercegovinë dhe më gjerë në rajon”, shkruan ai duke rikujtuar edhe deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se Dodik po minon institucionet e Bosnjës dhe po kërcënon sigurinë e saj.

Imeri nënvizon se Dodik “nuk është thjesht një figurë kontroverse, por një politikan që sistematikisht ka sfiduar rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës”, duke promovuar narrativa separatiste dhe duke relativizuar krimet e luftës, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.

Në fund, ai paralajmëron për pasojat që kjo qasje mund të ketë për Kosovën dhe rajonin, duke theksuar se “problemi kryesor qëndron në faktin se Dodiku e shfrytëzon çdo platformë ndërkombëtare për të ndërtuar imazh legjitimues”.

Sipas tij, fokusi i debatit duhet të mbetet te përgjegjësia politike e Dodikut si faktor destabilizues dhe pengesë për paqen e qëndrueshme dhe bashkëpunimin rajonal.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika