“Imri Ahmeti shpërblen drejtorët dhe kryetarët nëndegëve të LDK-së”, PDK-ja akuzon kryetarin e Lipjanit për punësime familjare e partiake

PDK-ja në Komunën në e Lipjanit ka akuzuar kryetarin e kësaj komune për punësime familjare dhe partiake

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti (PDK- Ilustrim)

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjanit ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmetin, dukë thënë se Ahmeti “po shpërblen drejtorët dhe kryetarët nëndegëve të LDK-së me punësime të bashkëshortëve të tyre në arsim”.

Në njoftim e tyre kanë thënë se pas marrjes së informatës nga qytetarët, “ngritë shqetësimin se keq-qeverisja e LDK-së në Lipjan po e shkatërron sistemin arsimor në komunën tonë duke kurdisur konkurset në sistemin arsimor”.

Ata kanë kërkuar nga Ahmeti që të përgjigjet para drejtësisë dhe përgjegjësisë që ka ndajë qytetarëve.

“Dega e PDK-së në Lipjan kërkon që kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, të përgjigjet para drejtësisë dhe përgjegjësisë që ka ndajë qytetarëve, e mos të fshehët në heshtje duke mbuluar korrupsionin dhe punësimet partiake në Lipjan. Prej kohësh, ne në vazhdimësi kemi bërë publike se si komuna e Lipjanit vazhdon të punësojë militant partiak siç e kemi rastin e fundit të bashkëshorten së kryetarit të nëndegës së LDK-së në Banullë, i cili njëherit është edhe drejtor i shkollës në Lipjan. Me konkurset e tilla, qeverisja e Imri Ahmetit po tregon së nuk qeveri për qytetarë, por qeveri familjare nga zyrat e zbrazura të LDK-së nga hetuesia, të cilat po vazhdojnë ti keqpërdorin paratë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në këtë njoftim ata kanë paraqitur “punësimet familjare dhe zyrtarë të LDK-së, pas asnjë kriter dhe duke bërë shkele ligjore”.

“Keni zgjedhur kryetarin e nëndegës LDK-së dhe bashkëshortin e edukatores drejtor, duke shkelur udhëzimin administrativ, “Nr 151/ 2020, Për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe zavendësdrejtorit të institucioneve publike”, ka shkelur Neni 2.pika 1.1. parimi i ligjëshmërisë dhe depolitizimit dhe Nenin 5. Pika 1.7.7 ku citon, Deklaratën në betim që verteton se në tri vitet e fundit kandidati nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike.

Për shkelje të tilla ligjore, ju duhet të përgjigjeni paradrejtësisë Imri Ahmeti së bashku me drejtorin që keni zgjedhur ju, kur ju jeni në dijeni se ky drejtor është kryetar nëndegës së LDK-së në Banullë.

Tani avazi i kurdisjeve të konkurseve vazhdon pranimin e gruas së tij, edukatore, SH.S, e cila pranohet në konkursin nr.4-111-56892 të shpallur me dt. 18.10.2022, QEAP Çerdhja në Lipjan, e vendi i punës në Banullë.

Po ashtu, prej kohësh ne kemi bërë të ditura dyshimet për rastet e korrupsionit me ndarjen e subvencioneve, dhënien e tenderëve për ndriçim publik, asfaltim dhe ndërtim të parqeve, dhënien e lejeve për mbindërtime nga militantët partiakë, dhe konkurset e kurdisura në arsim e shëndetësi”, kanë bërë të ditur.

PDK-ja në ktrë komune është zoautar se nuk do të ndalet se deneosauri cdo shkelej të bërë të ekzekutivi i Komunë ssë Lipajnit.

“Ne nuk do të ndalemi së denoncuari çdo shkelje të bërë nga ekzekutivi i Komunës së Lipjanit, sa herë që kemi fakte dhe dëshmi. Dhe do t’ua rikujtojmë ato në vazhdimësi qytetarëve dhe organeve të rendit, derisa drejtësia të vihet në vend”, përfundon njoftimi i tyre.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika