Incidenti me një qytetar, Zemaj kërkoi falje publike – LDK-ja solidarizohet me deputetin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas incidentit fizik që pati deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, me një qytetar në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë ku teksa po realizonte një intervistë ai është përballur me ofendime verbale, të cilit i është përgjigjur me sulm fizik.

LDK-ja e cilëson ngjarjen si akt të papranueshëm dhe cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit dhe të integritetit të institucioneve demokratike të vendit, njofton Dukagjini.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se solidarizohen me deputetin Zemaj dhe se ftojnë organet e rendit të sqarojnë rrethanat.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh solidaritet të plotë me deputetin Armend Zemaj dhe fton organet e rendit dhe ligjit të sqarojnë me përgjegjësi rrethanat e sulmit.
Për LDK-në, respekti ndaj institucioneve dhe përfaqësuesve të tyre është respekt ndaj vetë shtetit dhe ndaj rendit demokratik. Kultura e debatit, e respektit dhe e dinjitetit duhet të mbizotërojë në jetën publike, si garanci e paqes shoqërore dhe e funksionimit demokratik të shoqërisë sonë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Kujtojmë se vetë deputeti, Armend Zemaj, ka kërkuar falje publike për reagimin e tij të cilin e arsyetoi se u bë në vetëmbrojtje në afekt.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika