India e vë në ‘gjumë’ pajisjen e saj në Hënë

India u është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, si vendet e vetme që kanë arritur në Hënë

fotoilustrim

India e ka fikur pajisjen e saj në Hënë – të parën që ka arritur ndonjëherë në polin jugor hënor – pasi e ka kompletuar detyrën e saj dyjavore duke kryer eksperimente, ka thënë Agjencia Hapësinore e Indisë (ISRO).

Pajisja Pragyan, e nisur me anijen kozmike Chandrayaan-3, është vënë në “gjumë”, mirëpo bateritë vazhdojnë t’i mbushen, ka thënë ISRO, përmes një postimi në X, platformë e njohur dikur si Twitter.

“Shpresojmë për një zgjim të suksesshëm për kryerjen e detyrave në të ardhmen. Përndryshe, do të duhet të qëndrojë përgjithmonë atje si ambasador i Indisë në Hënë”, ka thënë ISRO.

Duke zbarkuar në Hënë, India u është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, si vendet e vetme që kanë arritur atje.

Mirëpo, ditëve të fundit, India ka shkuar edhe më përtej, duke zbarkuar në polin jugor, disa ditë pasi Rusia ka dështuar në një përpjekje të ngjashme.

ISRO ka thënë se pajisja indiane Pragyan ka udhëtuar mbi 100 metra, duke konfirmuar prezencën e sulfurit, hekurit, oksigjenit dhe elementeve tjera në Hënë.

Tani India është duke shpresuar edhe për një tjetër mision të suksesshëm, pasi të shtunën e ka nisur një tjetër pajisje drejt Diellit./REL

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika