India provon reshjet artificiale për të pastruar ajrin në Delhi, qytetin më të ndotur në botë

Qeveria rajonale e Delhi-t po teston një eksperimenti të veçantë të “cloud seeding” (mbjelljes së reve) për të shkaktuar reshje artificiale dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit në qytetin më të ndotur në botë.

Ky plan u propozua nga partia Bharatiya Janata (BJP) pas zgjedhjeve që ata fituan këtë vit, në përpjekje për të përballuar krizën e ndotjes, raportoi The Guardian të premten.

Procesi i “cloud seeding” përfshin përdorimin e avionëve ose dronëve për të shtuar grimca ioduri argjendi në re, të cilat favorizojnë grumbullimin e pikave të ujit dhe rritin mundësinë e reshjeve. Ministri i Mjedisit, Manjinder Singh Sirsa, njoftoi se fluturimi i parë provues u realizua të enjten, ndërsa kryeministrja Rekha Gupta deklaroi se, nëse kushtet mbeten të favorshme, Delhi do të përjetojë reshjet e para artificiale më 29 tetor.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë nuk është zgjidhje magjike. Ajo kërkon praninë e reve, të cilat shpesh mungojnë gjatë dimrit kur ndotja është në nivel të lartë, dhe nuk adreson shkakun rrënjësor të ndotjes: djegia e mbeturinave bujqësore, fabrikat dhe trafiku i rënduar.

Profesorët Shahzad Gani dhe Krishna AchutaRao e cilësuan planin si një “gimmick” (dredhi) dhe e krahasuan me “kullat e smogut” të ndërtuara më parë, që nuk arritën të përmirësonin ndotjen. Ata gjithashtu paralajmëruan për efektet afatgjata të përdorimit të kimikateve si ioduri argjendi dhe kloruri i natriumit mbi bujqësinë dhe shëndetin.

Delhi ka qenë qyteti më i ndotur në botë për mbi një dekadë. Niveli i ndotjes gjatë dimrit tejkalon shpesh atë të “airpocalypse” në Pekin më 2013t.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika