Indonezi: Tërmeti në Java vret 40 persona dhe plagos qindra të tjerë

Një tërmet në Indonezi ka vrarë mbi 40 persona dhe ka plagosur me qindra

Pamje nga pasojat e termetit





Një tërmet ka goditur ishullin kryesor indonezian Java, duke lënë më shumë se 40 të vdekur dhe qindra të plagosur, thonë zyrtarët lokalë.

Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në Java Perëndimore, në një thellësi prej 10 km.

Lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin Xhakarta rreth 100 km larg, ku njerëzit në ndërtesat e larta u evakuuan.

Zyrtarët paralajmërojnë për goditje të tjera të mundshme dhe thonë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Map

Zona ku goditi tërmeti është me popullsi të dendur dhe të rrezikuara për rrëshqitje dheu, me shtëpi të ndërtuara keq. Sipas raportimeve lokale, ekipet e shpëtimit janë përpjekur të evakuojnë njerëzit nga ndërtesat e shembura dhe kanë arritur të shpëtojnë një grua dhe foshnjën e saj.

Herman Suherman, kreu i administratës në qytetin Cianjur, tha për mediat lokale se të paktën 46 persona ishin vrarë.

“Viktimat vazhduan të vinin nga shumë zona. Rreth 700 njerëz u plagosën,” tha ai për TV Kompas.

 





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika