Inspektimi në 62 shkollat e Prishtinës, 50 përqind e objekteve të pasigurta për nxënësit

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka inspektuar objektet shkollore për shtatë muaj për të hartuar një raport për sigurinë e nxënësve. Nga i njëjti kanë rezultuar se 50% e shkollave janë të pasigurta për shkak të dëmtimeve infrastrukturore, ndërkaq në disa kanë nisur intervenimet

Për shkak të mungesës së shkronjave emri vështirë i lexohet.

Fasadat e rrethojat e dëmtuara s’janë i gjithë problemi që ka gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë.

E këto u theksuan në raportin Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca për sigurinë në shkolla.

Kësisoj 50% e objekteve shkollore në kryeqendrën kosovare nuk janë të sigurta për nxënësit.

Mungesa e ajrit e ventilimit, panele elektrike të ekspozuar janë disa prej gjetjeve në këtë raport të siguruar nga televizioni.

Detaje më shumë dha drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

“Ka rezultu se 50% e shkollave kanë nevojë për intervenim emergjent sa i përketë aspektit të sigurisë gjetjet kryesore kanë të bëjnë me mungesat në aspektin e rrjetit elektrik, vjetërsisë së ndërtesave, mos funksionimit të kamerave”, ka deklaruar Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca.

Fushtica tha se sanimet veçse kanë filluar.

“Vetëm se kemi fillu sepse shkollat e kanë pranu raportin më herët, raportet individuale dhe kanë fillu që t’i përmirësojnë të gjeturat dhe sa po flasim ekipet janë në terren duke rivlerësuar”, ka theksuar ai.

Këtë nismë të Komunës së Prishtinës e mirëpret por njohësi i arsimit, Jonuz Salihaj thotë se ndërhyrjet s’duhet të jenë vetëm teknike.

“Kjo iniciativë nuk duhet të jetë vetëm teknike që mbështetën vetëm në këto çështje teknike me instalim të kamerave dhe përshtatjen e ambienteve por duhet të shkojmë më thellë”, ka deklaruar Jonuz Salihaj, Njohës i fushës së arsimit.

Salihaj vlerëson që rëndësi pos sigurisë fizike duhet t’i kushtohet edhe gjendjes psikologjike.

“Ka probleme të shumta për shembull bullizimi i cili edhe pse nuk raportohet kemi të dhëna të vitit 2022 ku të dhënat janë shqetësuese por që nuk raportohen”, ka deklaruar Salihaj.

Raportin me gjendjen e shkollave e kanë pranuar edhe nga Këshilli i Prindërve, veçse të njëjtit nuk ishin të qasshëm të enjten për t’u deklaruar rreth tij.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika