Osmani: Serbia satelit i Rusisë në destabilizimin e rajonit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për mediumin britanik Times Radio, ka folur për luftën ruse mbi Ukrainën dhe situatën e sigurisë në Ballkan

Destabilizimi i Ballkanit Perëndimor, përmes Serbisë është i sponsorizuar nga Rusia ka thënë presidentja Osmani duke shtuar se janë evidente tensionet në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë (BeH).

Vonesat e rajonit për integrim në Bashkimin Evropian (BE), kanë krijuar terren veprues për Rusinë në këtë rajon sepse përmes ”destabilizimit të këtij rajoni, destabilizon edhe BE-në”.

“Unë mendoj se ajo që po ndodh është pikërisht ajo që pritej, sepse ishte e qartë që në fillim se Rusia nuk është e interesuar vetëm për disa pjesë të Ukrainës, por ata duan të mohojnë të gjithë ekzistencën e kombit dhe shtetit ukrainas, si shtet i pavarur dhe vend sovran”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

”Pra për këtë arsye nuk mendoj se është një surprizë që ata po sulmojnë të gjithë Ukrainën dhe në të njëjtën kohë po tregojnë edhe një herë qasjen e tyre hegjemoniste’’, ka thënë ajo.

Osmani ka vë në pah interesimin e vazhdueshëm të Rusisë për destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

”Jo vetëm Kosovën por edhe shtetet tjera. Dhe e kanë bërë me veprime konkrete përmes Serbisë. Është mundur të krijojë tensione në kufi me Kosovën dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, duke organizuar puç’’.


“Ajo që po ndodh në Ukrainë tregon se është një imperativ sigurie që të kemi edhe Kosovën edhe Bosnjën që të bashkohen me NATO-n, si dy vendet e fundit në rajon që duan të bashkohem me NATO-n’’, duke shtuar se “Serbia nuk do anëtarësimin’’.

Presidentja ka thënë se është shumë e qartë se kush nga ky rajon është ”kundër sanksioneve të Putinit” e ”kush po i mbështetë” ato.

Më tej në intervistë Osmani ka thënë se lufta në Ukrainë, nuk është luftë mes dy ushtrive por “është një luftë midis demokracisë dhe tiranisë.’’

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika